Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit.
Nderhyrje kirurgjikale per te korrigjuar hunde te bllokuara?
Shumë njerëz vuajnë nga bllokimi i hundëve. Ky mund të jetë tregues i nje problemi kronik në lidhje me frymëmarjen, i cili nuk gjen zgjidhje me trajtime të zakonshme. Bllokimi mund të lidhet me probleme strukturore në brendësi të hundës ose enjtje të shkaktuara nga alergji apo viruse.
Shkaqet e obstruksionit nazal janë të shumta.Septumi mund të jetë i shtrembër apo thyer si rezultat i një anormaliteti në rritje apo aksidenti. Si pasojë, bllokohen pjesërisht apo plotësisht njëra apo të dyja rrugët e kalimit të ajrit. Deviacioni i septumit korrigjohet me anë të procedurës kirurgjikale të quajtur septoplastikë. Ndryshimet estetike mund të kryhen në të njejtën kohe me procedurën e kombinuar të quajtur septorinoplastikë.
Rritja më shumë se duhet i indeve në brendësi te rrugëve të kalimit të ajrit në hundë, mund të jëtë një tjetër shkak i bllokimit të hundëve. Trajtimi i këtij problemi konsiston në zvogëlimin e këtyre indeve dhe zgjerimin e rrugëve të kalimit të ajrit. Trajtimi përfshin injeksione apo heqje të pjesshme. Alergjitë, janë gjithashtu faktorë që shkaktojnë bllokime nazale, ndaj është e rendësishme nënshtrimi ndaj terapisë.
Mosha është faktor i zakonshëm qe shkakton obstruksion nazal. Kjo ndodh si rezultat i dobesimit te kartilagos së hundës dhe rënies së majës së saji nga mosha. Ndaj dhe me kalimin e viteve frymemarja me gojë bëhet normale. Nëse një i moshuar provon të ngrehë majën e hundës me dorë, do të shohë se frymemarja bëhet më e lehtë. Në këtë moshë duhet vlerësuar nëse ja vlen apo jo ndërhyrja kirurgjikale.
Kliko Ketu per te pare vendndodhjen e klinikes sone