Nderhyrjet kirurgjikale Estetike te Hundes ne Stinen e Veres
Stina e veres, me temperatura te larta dhe aktivitetet e shumta eshte shume prane. Se bashku me nderrimin e stineve duhet te ndryshoj dhe kujdesi per hunden pasi i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale. Disa këshilla:
Beni kujdes me syzat optike
Cdo presion i ushtruar ne zonen e hundes mund te shkaktoj enjtje. Syzat ushtrojne presion te larte ne hunde,presion i cili mund te kompromentoje rezultatin e nderhyrjes, duke shkaktuar enjtje. Prisni te pakten 3 jave pas nderhyrjes per ti vendosur syzat, por edhe pasi ti vendosni per te pakten 6- 8 jave i vendosni ato lirshem.
Beni kujdes me zhytjet dhe notin intesiv.
Aktiviteti i shtuar dhe intens fizik, pas nderhyrjes kirurgjikale estetike eshte gabim i madh. Nese behet fjale per sportin e notit eshte akoma dhe me rrezikshem pasi forca e ujit perkundrejt kockes se hundes mund ta levize ate nga pozicioni.Prisni per te pakten tre muaj para se te filloni sportin e notit intesiv apo zhytjet.
Duhet te prisni per syzat e diellit
Dielli mund te jete verbues, por duhet ta duroni per te pakten dy jave pas nderhyrjes, pastaj mund te vendosni syza te lehta. Duhet te keni parasysh qe kockat e hundes jane shume te ndjeshme pas nderhyrjes dhe kane nevoje per kujdes te shtuar, ne te kundert rezultati mund te kompromentohet.
Mbroni lekuren me SPF.
Mund te vendosni kremin mbrojtes me SPF direkt pasi hiqet fasha nje jave pas nderhyrjes. SPF mbron hunden nga djegja e cila mund te shkaktoj enjtje te shtuar. Pacientet pas nderhyrjes duan te minimizojne enjtjen ne cdo kuptim, ndja vendosja e SPF- se gjate muajve te veres e ndihmon procesin.
Stina e veres shkakton enjtje te shtuar.
Lageshtira dhe nxhehtesia e muajve te veres, vendos ne levizje trupin ne mbrojtje te homeostazes per te mbajtur me shume uji. Mbajtja e ujit ne organizem, ben qe te rezultojne enjtje e lehta ne gjithe trupin , te ciles nese i mbivendoset djegja nga dielli atehere shtohet edhe me shume. Ndaj ne periudhen e veres enjtja e hundes pas nderhyrjes eshte normale te zgjase pak me shume.
Mereni shtruar me alkoolin.
E verteta eshte qe gjate veres shpesh e gjejme veten ne aktivitete ku alkooli eshte pjese e tyre. Konsumimi i tepert i alkoolit mund te shtoj enjtjen dhe te vonoje procesin e sherimit. Ndaj eshte mire most e konsumohen me shume se 3 gota.
Kliko ketu per blogje te tjera te ngjashme
Kliko ketu per vendndodhjen e klinikes tone