Laringektomi Totale

Entclinic - Laringektomi Totale

Heqja e plotë e laringut kryhet në tumoret e laringut kur sëmundja ka përfshirë të gjitha katet e tij. Ndërhyrja kryhet nën anestezi gjenerale me një hapje të lëkurës në të dy anët e qafës. Heqja e tij e privon të sëmurin nga funksioni më i rëndësishëm si i foluri. Sot me futjen e teknikave të reja të rehabilitimit të të folurit është arritur edhe zgjidhja e këtij problemi të rëndesishëm.

Rehabilitimi kryhet me anë të protezave të zërit Provox, dhe zëri i prodhuar prej tyre është zë fiziologjik në të gjitha frekuencat e tij. Proteza përbehet prej silikoni dhe kërkon një zëvendësim periodik i cili varet nga mirëmbajtja e saj dhe mënyra e të ushqyerit.