Kush jemi

Mirësevini në klinikën tonë

Klinika ENT është e vendosur në Tiranë, shumë afër me spitalin QSUT. Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit. Gjithashtu doktorët tanë ofrojnë kushte dhe kujdes plotësues nga fushat e dermatologjisë, të ushqyerit, dietologji, patologjinë e të folurit.

ENT Clinic shqyrton dhe trajton fëmijët dhe të rriturit. Misioni ynë është që të sigurojmë cilësi të lartë, trajtim të plotë për pacientët e të gjitha moshave dhe prejardhjes. Për të arritur këtë, ne jemi të përfshirë në arsimin universitar dhe pasuniversitar, kirurgjine e lartë dhe në kërkim në fushat tematike relevante në praktikën tonë klinike.

  • 72 Muaj Kirurgji
  • 3200 Vizita ORL
  • 1100 Ndërhyrje ORL
  • 7000 Kirurgji rinoplastike
  • 3000 Kirurgji aurikularoplastike
  • 500 kirurgji të tjera
Përse Ne

Vlerat Tona

Duke zgjedhur klinikën tonë, do të gjeni një ekip mjekësh të nivelit të lartë me më shumë se 20 vite eksperiencë, në një strukturë të vetme për një diagnozë të plotë multidisiplinare, të mbështetur nga makineritë dhe teknologjitë më të fundit. Vlerat tona kryesore janë përsosmëria dhe bukuria. Stafi ynë i kualifikuar përdor trajtimet dhe teknologjitë më të fundit për të siguruar cilësinë më të lartë të kujdesit për pacientët e të gjitha moshave. Mjekët dhe bashkëpunëtorët tanë të çertifikuar ju mirëpresin në familjen tonë, në klinikën ENT.

 
Komunikimi

Zgjedhja për të dëgjuar është thelbi i kujdesit në qendër të pacientit. Nëpërmjet dëgjimit të kujdesshëm të problemit tuaj dhe me ndihmën e të gjitha mjeteve më moderne diagnostike, do të trajtojmë patologjinë tuaj së bashku, duke e zgjidhur atë si një histori suksesi.

 
Kualitet

Sigurojmë vlerë në çdo ndërveprim. Falë teknologjisë së avancuar të klinikës ENT, dhe mbi 20 vite eksperiencë në këtë sektor, stafi profesional dhe i përkushtuar, do të bëjë të mundur që çdo ndërhyrje të jetë e përsosur, pa dhembje dhe me një rikuperim të shpejtë.

 
Bashkëveprim

Punojmë së bashku për të siguruar kujdesin e duhur në kohën e duhur në vendin e duhur. Departamenti i Kirurgjisë, duke përfshirë kirurgët dhe personelin mjekësor me përvojë, siguron kujdes intensiv në kohë reale, çdo pacienti, për çdo operacion.

 
Inovacion

Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë ndihmën më të mirë nëpërmjet metodave të provuara, trajnimit profesional dhe teknologjisë së fundit. Dhomat tona operative janë përshtatur për të gjitha procedurat kozmetike të ofruara në klinikën tonë. Të gjitha ndërhyrjet kryhen me pajisjet dhe teknologjitë më moderne, në një nga kushtet klinike më të mira në Shqipëri.