Orari i Punës
- Hën-Sht 08:00 – 20:00
Dielë Pushim
Informacion Kontakti
-
Telefon: +355 68 53 33 666
Tonsilotomi me Radiofrekuencë
Në rastet kur bajamet nuk infektohen por janë shumë të mëdhaja dhe përbëjnë pengese për frymëmarrjen duke shkaktuar ndalim të saj (sleep apnea) nuk kryhet heqja e plotë por hiqet një pjesë e tyre. Heqja e pjesshme e bajameve kryhet me radiofrekuencë. Kjo metodë heqje eliminon pothuaj plotësisht hemoragjinë dhe dhembjen mbas ndërhyrjes.
Heqja e plotë e laringut kryhet në tumoret e laringut kur sëmundja ka përfshirë të gjitha katet e tij. Ndërhyrja kryhet nën anestezi gjenerale me një hapje të lëkurës në të dy anët e qafës. Heqja e tij e privon të sëmurin nga funksioni më i rëndësishëm si i foluri. Sot me futjen e teknikave të reja të rehabilitimit të të folurit është arritur edhe zgjidhja e këtij problemi të rëndesishëm. Rehabilitimi kryhet me anë të protezave të zërit Provox, dhe zëri i prodhuar prej tyre është zë fiziologjik në të gjitha frekuencat e tij. Proteza përbehet prej silikoni dhe kërkon një zëvendësim periodik i cili varet nga mirëmbajtja e saj dhe mënyra e të ushqyerit.