Orari i punës
- Hën-Sht 08:00 – 20:00
E DielëPushim
Informacione kontakti
-
Telefon: +355 68 53 33 666
Blefaroplastika
Kirurgjia e kapakëve të syrit, ose blefaroplastika është procedura kirurgjikale e cila përmirëson pamjen e kapakëve të syrit, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re.
Kjo procedurë mund të kryhet sipas nevojës së rastit në kapakun e poshtëm apo të sipërm.
Çfarë korigjon specifikisht blefaroplastika:
- Lëkura e lëshuar apo e varur që shpesh krijon palat e veta në pjesën e sipërme të syrit, duke ndikuar dhe në kufizimin e shikimit.
- Heq depozitat dhjamore që mund të vendosen në kapakët e syrit.
- Qeskat poshtë syrit.
- Qëpalla të rëna.
- Lëkurën e tepërt apo rrudhat e imëta në kapakun e poshtëm të syrit.
Si kryhet Blefaroplastika?
Blefaroplastika ka këto hapa:
1. Anestezia
Anestezia mund të jetë sedacion intravenoz apo anestezi e përgjithshme, kjo do të vendoset me kirurgun.
2. Incizioni
Vijat e incizionit në këtë procedurë kryhen në palat natyrale të syrit, në mënyrë që dhe shënjat e mundshme nga incizionet të jenë të padukshme. Në kapakun e sipërm, incizioni kryhet brënda rrudhës natyrale, në mënyrë të tillë që ti japi mundësi kirurgut të ripozicionojë apo të heqë depozitat dhjamore, te tërheq muskujt dhe të heqë lëkurën e tepërme.
Incizioni për korrigjimin e kapakut të poshtëm të syrit kryhet fiks poshtë vijës se qerpikëve të poshtëm. Përmes këtij incizioni, bëhet e mundur heqja e lëkurës se tepërmë, ripozicionimi apo heqja e mases dhjamore.
Incizioni transkonjuktival, i kryer në brendësi të kapakut të poshtëm të syrit, është një teknikë alternative për të rishpërndarë apo hequr masë dhjamore të shtuar, por me këtë teknikë nuk mund të hiqet lëkurë.
3. Mbyllja e incizioneve
Pas mbylljes së incizioneve mund të sugjerohet në disa raste dhe përdorimi i lazerit apo peeling kimik për të reduktuar diskolorimet në kapakun e poshtëm të syrit.
4. Rezultati
Rezultati pas blefaroplastikës do të shfaqet në mënyrë graduale, duke zëvendësuar enjtjet apo mavijosjet e lehta me nje lëkurë të lëmuar, me qëpalla më të definuara dhe si përfundim një pamje më të re. Gjate rikuperimit mund të përjetohen enjtje, mavijosje, irritim, tharje të syve, apo diskomforte të vogla të cilat janë të përkohshme, dhe mbahen nën kontroll me kremëra, kompresa të ftohta apo dhe mjekime orale për të ndihmuar procesin e shërimit dhe parandaluar infeksione të mundshme.
Rezultati i blefaroplastikës do të duket perfundimisht duke filluar që pas disa javesh. Edhe pse blefaroplastika korigjon në mënyrë permanente disa kondicione, por nuk mund të ndaloje kohën që ikën, dhe moshën që kalon.