Stomatologji

Kabineti stomatologjik i përfshirë brenda strukturës së ENT Clinic, me aparaturat e teknlogjisë së fundit kryen të gjitha trajtimet dentare nën anestezinë gjenerale.
Trajtimet dentare nën anestezi gjenerale kryhen për pacientët:

të paaftë për të bashkëpunuar si pasojë e Autizmit, Sindromës Down, prapambetjes mendore idiopatike, epileptike etj.
mungesë të efikasitetit/mundësisë së përdorimit të anestetikëve lokalë, sekondar pas infeksionit akut, varianteve anatomike me vështirësi ose alergjive.
nevoja e menjëhershme për terapi invazive, kirurgjikale ose multi-specialiste.
pacientët odontofobik (frikë nga trajtimet dentare).
Gjithashtu departamenti i stomatologjise kryen edhe procedura të ndryshme dentare si Emax, veneers, kurora zirkoni, heqja e 8 me kirurgji nga trajtime të thjeshta deri në trajtime më të ndërlikuara.