Timpanoplastika

Ent Clinic - Tympanoplasty, Timpanoplastika (1)

Procedura kirurgjikale që kryhet nga kirurgu i veshit për të riparuar një vrimë në daullen e veshit quhet Timpanoplastikë. Ka disa tipe të timpanoplastikës, dhe se cila është e duhura vlerësohet nga disa faktorë si psh, mosha e pacientit, shkaku i dëmtimit, vendodhja dhe madhësia e dëmtimit dhe nëse pacienti i është nënshtruar një ndërhyrje të mëparshme apo jo.

Timpanoplastika me arna

Ështe e shkurtër dhe e thjeshtë si procedurë. Performohet në fëmijë dhe të rritur. Pasi përgatiten me instrumenta kufijtë e vrimës në membranë, vendoset mbi të një letër indore biologjike. Duhen vetëm pak minuta, dhe dhimbjet janë të moderuara.Pacienti kthehet pas 6 javësh për të parë nëse vrima në membranë është zhdukur. Gjatë kësaj kohe uji në vesh duhet mbajtur larg dhe duhet të evitohen shfryrjet e hundës dhe ushtrimet e rënda fizike.

Timpanoplastika me ind dhjamor

Edhe kjo është procedurë që zgjat pak, rreth 15 min. Merret pak material dhjamor nga lobi i veshit i cili vendoset në vrimën e membranës së veshit. Në fund suturohet lobi i veshit.

Timpanoplastika mediale

Kjo procedurë kryhet nën anëstëzi të përgjithshme, mund të kryhet përmes kanalit të veshit ose me incizione nga prapa veshit. Kanali i veshit mund të zgjerohet, një graft indor nga muskuli i veshit (fascia) apo kartilago rreshqitet poshtë daulles së veshit. Procedura zgjat 1-2 orë.

Timpanoplastika laterale

Kjo procedurë performohet nën anestezinë e përgjithshme, është e përzgjedhura në rastet kur dëmtimi është i madh, kur është i pozicionuar në pjesën anteriore të daulles së veshit apo kanë dështuar ndërhyrjet e mëparshme. Incizionet kryhen prapa veshit, kanali i veshit zgjerohet, një pjesë apo e gjithë daullja e veshit origjinale hiqet dhe me graftin prej fascie krijohet nje e re. Një graft i vogël lëkure meret prej pjesës së jashtme të veshit dhe përdoret për të veshur sipërfaqen e zgjeruar të kanalit të veshit për të përshpejtuar procesin e shërimit. Procedura zgjat 2- 2.5 orë.

Komplikacionet

Dhimbja, infeksioni apo hemorragjia janë komplikacione të mundshme pas cdo ndërhyrje kirurgjikale, fatmirësisht te kirurgjia e veshit janë të rralla. Humbja e gjakut pas timpanoplastikës është pothuaji e papërfillshme. Pas ndërhyrjes meren qetësues për të mbajtur në kontroll dhimbjen. Infeksionet pas kirurgjisë së veshit janë gjithashtu shumë të rralla, megjithatë antibiotikët jëpën për profilaksi pas timpanoplastikës mediale dhe laterale. Komplikacioni më i shpeshtë është dështimi në mbylljen e vrimës. Frekuenca e këtij dështimi varet nga madhësia dhe vendodhja e vrimes, gjendja e veshit apo teknika e përdorur. Kjo ndodh në 8% të rasteve të vështira. Hapi i rradhës mund të jetë përsëritja e ndërhyrjes e cila zakonisht është e suksesshme. Një komplikacion tjetër është humbja e dëgjimit.

Pjesa më e madhe e pacientëve kanë përmirësim të dëgjimit pas ndërhyrjes, por formimi i shenjave në inde, problemet e tubit të Eustakit apo problemet e kockës së veshit të mesëm mund të cojnë në humbje të dëgjimit, dhe në rastet e përkeqësimit mund të shfaqet dhe tinnitus (zhurmë në vesh). Mund të ndodhë ndryshim në shije, por është e perkohshme. Vertigo apo nausea mund të shfaqen pas ndërhyrjes, por dhe këto kalojne shpejt.