Trajtimet
Shërbimet tona ofrohen për t'u mundësuar pacientëve të gëzojnë një stil të shëndetshëm jetese
Rinoplastika dhe Septoplastika
Rinoplastika është ndërhyrja më e shpeshtë estetike që kryhet nga mjekët ORL dhe konsiston në korigjimin e formës së hundës, rimodelimin e saj dhe njëkohësisht korigjon dhe funksionin e saj duke bërë të mundur frymëmarrjen me hundë.
Otoplastika
Otoplastika është ndërhyrja që kryhet nga kirurgë me experiencë dhe ka si qëllim korigjimin e formës së veshit si dhe rimodelimin e tij.
Kirurgjia estetike e gjoksit
Kirurgjia estetike e gjoksit është sot procedura më e shpeshte e kryer nga një kirurg estetik. Gjoksi është pjesa më e rëndësishme dhe unike në trupin e një gruaje, duke mbartur në vetvete funksione anatomike, fiziologjike dhe estetike.
Reduktimi i turbinateve me Radiofrekuencë
Shpesh konkava e hundës, zgjerohet për arsye të ndryshme të cilat shkaktojë vështirësi në frymëmarrje në hundë. Ato mund të shtohen nga përdorimi i zgjatur enëve të gjakut të cilat ngushtojnë hundën, rinitit alergjik, ndryshimet e papritura të temperaturës, devijimet e perdes së hundës etj.
Adenotomi
Ndërhyrja kryhet nën anestezi gjenerale me anë të instrumentave të posacëm që sigurojnë heqjen e plotë të tij. Teknikat moderne konsistojnë në heqjen e adenoideve me mikrodebrider në kontrollin endoskopik të nderhyrjes duke siguruar heqje të plotë të tyre dhe dhembje minimale ose të papërfillshme.
Tonsilotomi me Radiofrekuencë
Në rastet kur bajamet nuk infektohen por janë shumë të mëdhaja dhe përbëjnë pengese për frymëmarrjen duke shkaktuar ndalim të saj (sleep apnea) nuk kryhet heqja e plotë por hiqet një pjesë e tyre. Heqja e pjesshme e bajameve kryhet me radiofrekuencë. Heqja e plotë e laringut kryhet në tumoret e laringut kur sëmundja ka përfshirë të gjitha katet e tij. Ndërhyrja kryhet nën anestezi gjenerale me një hapje të lëkurës në të dy anët e qafës.
Laringektomi Totale
Heqja e plotë e laringut kryhet në tumoret e laringut kur sëmundja ka përfshirë të gjitha katet e tij. Ndërhyrja kryhet nën anestezi gjenerale me një hapje të lëkurës në të dy anët e qafës.
Polipet e kordave vokale
Polipet e laringut mendohet se shkaktohen nga abuzimi në të folur. Të folurit me pasion dhe ne disa raste mund të jetë shkak edhe një e bërtitur e vetme shumë e fortë e pakontrolluar. Trajtimi i vetëm i tyre është kirurgjikal nën anestezi gjenerale nëpërmjet mikrolaringoskopisë me shaver pa prishur uniformitetin e kordës.
Timpanoplastika
Procedura kirurgjikale që kryhet nga kirurgu i veshit për të riparuar një vrimë në daullen e veshit quhet Timpanoplastikë. Ka disa tipe të timpanoplastikës, dhe se cila është e duhura vlerësohet nga disa faktorë si psh, mosha e pacientit, shkaku i dëmtimit, vendodhja dhe madhësia e dëmtimit dhe nëse pacienti i është nënshtruar një ndërhyrje të mëparshme apo jo.
Dermoestetika
Departamenti I Estetikes eshte departamenti qe kujdeset per trajtimet estetike jo kirurgjikale.
Ne kete department kryen trajtime te ndryshme si filler, botox, PRP, Dermapen …etj
Rimodelimi I Buzeve me teknika te ndryshme si Russian Lips, Julie Horne, 4mm Teknik, M Shaped ka lumturuar mbi 1000 paciente ne ENT CLINIC.
.
Blefaroplastika
Kirurgjia e kapakëve të syrit, ose blefaroplastika është procedura kirurgjikale e cila përmirëson pamjen e kapakëve të syrit, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re. Kjo procedurë mund të kryhet sipas nevojës së rastit në kapakun e poshtëm apo të sipërm.
Stomatologji
Kabineti stomatologjik I inkorporuar Brenda struktures ent clinic, me aparaturat e teknlogjise se
fundit kryen te gjitha trajtimet dentare nen anestezine gjenerale