Kirurgjia e sinuseve paranasale
Otorhinolaringologu, si fillim për trajtimin e sinuzitit akut do të tentojë trajtimin medikamentoz ( antibiotik, dekongjestant, spraji steroid nazal, antihistaminik). Në rastet kur kemi infeksione rekurente dhe që nuk reagojnë ndaj mjekimit medikamentoz, kirurgjia e sinuseve mbetet një alternativë për zgjidhje.
Në fillimet e shek XX. kirurgjia e sinuseve klasifikohej në ndërhyrjet e vështira, pasi në atë kohë për të arritur deri te sinuset duheshin performuar incizione të jashtme në fytyrë dhe gojë, duke lënë shenja, diskomfort dhe dhimbje.
Sot, këto shqetësime nuk ekzistojnë më. Një kirurg i specializuar mund të kryej kirurgji të sinuseve me minimumin e diskomfortit dhe komplikacioneve. Si përpara cdo ndërhyrje është e rëndësishme të krijohet historia mjekësore e pacientit, te identifikohet shkaku i sinuzitit akut apo kronik, i cili më së shumti gjëndet në zonën anteriore ethmoidale, zonë në të cilen sinuset frontale dhe maxillare lidhen me hundën.
Kirurgjia funksionale endoskopike e sinusit (FESS)
Endoskopi nazal ka qënë nje revolucion në kirurgjinë e sinuseve. Përdorimi i endoskopit në kirurgjinë e sinuseve lidhet me teorinë që për të pasur sinuse të shëndetshme nevojitet të kesh rruget e lira për deri në sinus. Sapo permirësohet sistemi i drenimit, një mukozë e sëmurë e sinuseve ka mundësi te kthehet në normalitet.
FESS nënkupton futjen e endoskopit,(nje fibër optike shumë e hollë), në hundë per të bërë një ekzaminim direkt visual të hapjeve të sinuseve. Me vendosjen e mikroteleskopit dhe instrumentave, indet abnormale dhe obstruktive hiqen. Kjo procedurë kryhet brënda vrimave të hundës, pa shënja të jashtme e të dukshme. Ka pak enjte dhe shume pak diskomfort.
Avantazhi i kësaj procedure qëndron te fakti që sakrifikohen shume pak inde normale. Pas operacionit pacienti duhet të mbaj tampon. 10 dite pas ndërhyrjes, rekomandohet të kryhet lavazh nazal, në mënyrë që hunda mos të zërë kore.
Ent Clinic ofron sherbime nga mjeke te specializuar kliko ketu
Ne ndodhemi ne Tirane Kliko Ketu
Të gjitha komentet
Interesohem per cmimin e kirurgjise endoskopike te sinuseve