Studim Rasti: Nje vajze 34 vjecare u paraqit ne urgjence ne oren 2 pas mesnate, pasi ishte zgjuar nga nje hemoragji e vazhdueshme nga ana e djathte e hundes.
Gjate ekzaminimit pacientja ishte e vetedijshme , PA 110/60, Pulsi 95, shkalla respiratore 22, Sp02 98%.
Pacientja raporton te kete nje infeksion te sinusit dhe per trajtimin e te cilit ka perdorur spraj nazal antihistaminik.
Epistaksis:
• Epistaksis eshte ankese e shpeshte
• 60% e popullsise mund te kete nje episod hemorragjie
nga hunda , vetem 6% do te kerkojne asistence mjeksore.
• Pjesa me e madhe e epistaksis ndodhin midis 2-10
dhe 50-80 vjec.
• Epistaksis eshte rezultat i interaksionit te faktoreve
qe demtojne mukozen nazale, ndikojne ne muret e eneve
te gjakut apo alterojne koagulimin e gjakut.
• 90% e rasteve arrijne te menaxhohen qe ne urgjence,
vetem 10 % ka nevoje per asistence te metejshme ne
pavionin e ORL-se.
Shkaqet e Epistaksis:
Trauma lokale: trauma ne hunde apo fytyre, trupa te huaj , infeksion i sinusit, devijacion i septumit nazal
Mjedisore: kushte te ftohta dhe te thata mjedisore – ndaj dhe episode me te shpeshtandodhin gjate stines se dimrit
Medikale: Kortikosteroid apo antihistaminik local, anticoagulant, kokaine e mare nga hunda
Koagulopatite: Hemofilia A dhe B, trombocitopenia, semundje te melcise, Insuficence renale, SIDA, alkoolizim kronik etj
Crregullime vaskulare: Malformacione ateriovenoze, Ene gjaku sklerotike, Neoplazma, endometriosis etj
Hipertensioni: Hipertensioni rralle eshte shkaku direkt i epistaksis, gjithsesi epistaksis eshte me i zakonshem ne persona hipertensive, pasi dhe enet e gjakut jane me te dobeta ne keta persona. Pamvaresisht shkaqeve te shumta te epistaksis, literatura referon qe ne 85% te rasteve nuk eshte gjetur asnje shkak.
Ne ju japim zgjidhje problemeve tuaja kliko ketu per te pare sherbimet tona
Per vendndodhjen kliko ketu