Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit.
Rendesia e llojit te Lekures se Hundes ne Rhinoplastike
Pamja e hundes percaktohet kryesisht nga forma dhe madhesia e struktures skeletale ( kockore dhe kercore) te saj. Si rrjedhoje rhinoplastika lidhet kryesisht me modifikimet ne kete strukture, pra ne kerc dhe kocke per te arritur pamjen e deshiruar. Por duke qene se struktura skeletale eshte e veshur me lekure dhe indet subkutane si ato muskulare dhe ato dhjamore, pamja e struktures skeletale ka pak ngjashmeri me pamjen perfundimtare te hundes. Edhe pse ne rhinoplastike , rralle behen modifikime ne lekure apo ne indet subkutane, sepse kryesisht nderhyet vetem ne kerc apo kocke, ndikimet qe keto inde japin ne rezultatin perfundimtar nuk duhen neglizhuar. Trashesia e lekures eshte nje nder karakteristikat me te rendesishme qe ndikon ne rhinoplastike. Nje trashesi mesatare e lekures se hundes eshte ajo qe kerkohet per te pasur nje rezultat me te mire, ndersa lekurat shume te holla apo shume te trasha jane me pak te favorshme.
Tendenca per shenja dhe elasticiteti jane dy karakteristika te tjera te rendesishme te lekures se hundes qe ndikojne fort ne rezultatin e rhinoplastikes.
Komplikacionet qe sjell ne rhinoplastike lekura e holle.
Ne paciente me lekure hunde shume te holle , ekziston tendenca qe incizionet te sherohen me shenja dhe enjtje minimale, por ana negative qendron ne faktin qe keto lekura bejne te dukshme edhe imperfeksionet me minimale ne strukturen skeletale te hundes. Nje tjeter dizavantazh per lekura shume te holla ne hunde eshte tendenca per t’u tkurrur pas nderhyrjeve kirurgjikale. Ndaj sfida per kirurgun estetik ne paciente te tille eshte te krijoje nje strukture skeletale krejtesisht te lemuar pas nderhyrjes. Nese kjo nuk eshte e mundur, mund te behet trashja artificiale e lekures ne kete zone, duke vendosur grafte subkutane . Problemet e skuqjes si rezultat i carjeve te venave te vogla ne lekure, dhe vizibilitetin e larte te tyre ne lekura te holla , trajtohen me lazer.
Lekura e trashe: Nje sfide e vertete ne rhinoplastike
Ne ndryshim nga lekura e holle e hundes, lekura e trashe mund te mbuloje dhe imperfeksione te medha qe ndodhen ne strukturen skeletale te hundes. Por avantazhet perfundojne ketu, pasi nje lekure e trashe e hundes konsiderohet si nje nder sfidat dhe pengesat e nje rezultati te mire ne rhinoplastike
Nje nder arsyet pse shihet si sfide eshte se lekurat kaba e reduktojne definimin nazal, duke e maskuar ne nje menyre strukturen skeletale qe gjendet nen te.
Nje tjeter arsye qe e ben lekuren e trashe te hundes pengese ne rhinoplastike eshte pesha e shtuar e saji. Modifikimet kirurgjikale qe dobesojne suportin struktural te hundes, kur lekura mbi te eshte e trashe , jane me risqe te shtuara.
Sikur te mos mjaftonte pesha e shtuar si dhe pamja kaba qe vjen nga nje lekure e trashe e hundes, dizavantazheve u shtohet edhe tendenca per te krijuar enjtje dhe inflamacion pas rhinoplastikes. Ne paciente me lekure te trashe, enjtjet mund te kerkojne deri ne 12- 18 muaji kohe per tu zhdukur pas rhinoplastikes. Ndaj dhe impakti perfundimtar i rhinoplastikes nuk mund te shihet me pare se nje vit . Kohe kjo e cila zgjatet ne paciente me histori paraprake inflamatore si rhiniti alergjik, akne etj