Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit.
Cfare jane Adenoidet (Mishi i Huaj) te femijet? Adenoidi eshte mase indi linfoid i cili vendoset ne pjesen e pasme te rrugeve te hundes. Adenoidi pengon bakteret dhe viruset te hyjne ne organizem permes hundes. Simptomat e Adenoideve te zmadhuara
• Veshtiresi ne frymemarje me hunde
• Frymemarja realizohet me goje
• Flasin sikur i kane hundet e bllokuara
• Frymemarje e zhurmshme
• Gerhitje
• Apne ne gjume
• Simptoma te shpeshta te sinuzitit
• Infeksione te veshit dhe ulje e degjimit
Nese dyshohet per adenoid te zmadhuar, mjeku kontrollon me kujdes veshin , hunden, fytin qafen dhe nofullen.
Per nje pamje me te detajuar kerkohet te kryet Vidioskopia dhe me pas Grafia dixhitale. Nese ka infeksion jepet antibiotik.
Kur eshte e nevojshme kirurgjia ?
Nese adenoidet e zmadhuar e te infektuar jane nje bezdisje e shpeshte per femijen dhe mjekimi medikamentoz ka deshtuar, keshillohet adenoidektomia. Rekomandohet gjithashtu nese femija juaj ka nje apo disa prej simptomave te meposhtme:
• Veshtiresi ne frymemarje
• Apne ne gjume
• Infeksione rekurente
• Infeksione te shpeshta te veshit te brendshem me rjedhje te sekrecioneve ne kanal.
Adenoidektomia eshte vecanerisht e rendesishme kur infeksione te shpeshta cojne ne infeksione veshi apo sinuziti. E pertypura, jo ne menyren e duhur ben qe veshi i mesem te humbase aftesine per tu ajrosur mire, e cila mund te coj ne humbje te perkohshme te degjimit. Nese femija ka problem dhe me tonsillat mund te hiqen te dyja ne te njejten kohe. Adenoidektomia vetem apo e shoqeruar me tonsilloektomi eshte procedure e shpeshte te femijet.
C’ndodh gjate nderhyrjes ?
Gjate adenoidektomise :
• Femija i nenshtrohet anestezise se pergjithshme, ku do te monitorohet nga nje anestezist.
• Femija do te jete ne gjume per rreth 20 min.
• Heqja e adenoidit apo tonsillave realizohet permes gojes, pra nuk ka incizione ne lekure.
• Behet heqja e adenoidit dhe mbahet ne kontroll ndonje hemoragji e mundshme.
Ne pjesen me te madhe te rasteve femija mund te shkoj ne shtepi brenda dites, ose mund te qendroj nje nate ne observim.