Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit.
Kirurgjia funksionale dhe estetike e hundes ne Ent Clinic
Cfarë mund te jetë më keq se një hundë estetikisht jo mirë? Padyshim një hundë e cila nuk kryen mirë frymëmarjen. Ndaj nëse ju keni probleme me frymëmarjen si rezultat i devijacionit të septumit dhe gjithashtu do donit ti jepnit hundës suaj nje formë estetike më të mirë, zgjidhja ideale do të ishte septoplastika dhe rhinoplastika në të njejtën kohë. Ky kombinim njihet me termin rhinoseptoplastika. Gjatë kësaj procedure hunda korrigjohet si nga ana funksionale dhe ajo estetike.
Për ta shpjeguar më mirë rhinoseptoplastikën, lejomëni ta ndaj si fillim. Septoplastika kryhet për të rregulluar septumin nazal, apo indin që bën ndarjen e hundës në dy pjesë. Septoplatika kryhet në njerëz që kanë devijim të septumit nazal, i cili shkakton probleme në frymëmarje.
Rhinoplastika në anën tjetër nënkupton rhinoplastiken funksionale ( pra korrigjon probleme te pjesës së brendshme të hundës) ose rhinoplastikën estetike ( pra ndryshon duke përmirësuar apo harmonizuar me të gjithën pamjen e hundës). Si korrigjimi funksional dhe ai estetik, ështe mirë të kryhen në të njejtën kohë, duke i kursyer vetes kohë për rikuperim, kosto monetare, por edhe ankthin e përjetimit para cfarëdolloj ndërhyrje.
Ndaj kujdes, kur të zgjidhni kirurgun, sigurohuni që ai apo ajo të jetë i specializuar si per rhinoplastikën estetike edhe atë funksionale, duke qenë dy teknika të ndryshme.