Kanceri i Laringsit
Laringsi i ashtuquajtur kutia e zerit apo molla e Adamit, eshte ajo pjese e jona qe prodhon tinguj. Laringsi permban kordat vokale, Epiglotin, nje flete e holle kartilagoje ne pjesen e siperme te laringsit, e cila mbron ajrin nga ushqimet apo peshtyma, per te shkuar ne drejtim te trakese.
Kanceri i laringsit e ka incidencen me te larte te burrat se te grate, por ne vitet e fundit shihet nje tendence ne rritje edhe te grate si rezultat i rritjes se konsumit te duhanit edhe te kjo pjese e popullates.
Shkaqet e kancerit te laringsit.
Shkaku ekzakt i kancerit te laringsit eshte i panjohur por si faktore risku mund te perfshihen :
• Duhanpirja: Risku i kancerit te laringsit rritet me shume e me 30 here per duhanpiresit.
• Alkooli
• Refluksi-gastroezofageal (GERD): Edhe pse jo plotesisht e provuar, studimet tregojne qe irritimi per nje kohe te gjate qe vjen nga GERD, lidhet me shanse te rritura per te bere kancer te laringsit.
• Kequshqyerja
• Human papillomavirus (HPV)
• Raca: Kanceri i laringsit eshte dy here me i shpeshte te Afrikanet se Kaukazianet.
• Gjinia: Me i shpeshte te burrat se te grate.
• Mosha : Me i hasur midis moshave 50 – 75 vjec.
• Sistem imunitar i dobet:
• Ekspozimi toksik
• Perdorim i shtuar i zerit : Persona qe e perdorin zerin e tyre me teprim si psh kengetaret, jane te prirur per te krijuar polipe te cilat mund te kthehen ne kancerogjene.
Simptoma te kancerit te laringsit.
Kanceri ne kordat vokale eshte lehtesisht i diagnostikueshem pasi nje nder simptomat eshte ngjirja, e cila nese nuk largohet brenda dy javesh ka nevoje per kontroll me te detajuar
Simptomat ne pjese te tjera te laringsit mund te jene :
• Kolle qe zgjat
• Dhimbje fyti persistente
• Veshtiresi ne frymemarje, ose ndjesia se ka ngecur dicka ne fyt
• Dhimbje veshi
• Mase ne qafe ose fyt
• Kolle me gjak
•
Diagnostikimi i kancerit te laringsit
Nese dyshohet per kancer , mjeku merr anamnezen duke perfshire informacionin mbi konsumimin e duhanit apo alkoolit.Pas ekzaminimit fizik, kryhen disa teste :
• VideoLaringoskopia : perdoret per te diagnostikuar tumore apo polipe ne larings, goje, gjuhe apo qafe..
• Tomografia e kompjuterizuar (CT)
• Rezonanca mgnetike (MRI
• X-ray e kraharorit : test i cili behet per te pare nese tumori eshte perhapur ne pulmone.
• PET scan: Ky test sherben per te percaktuar kufijte e shtrirjes se tumorit ne qafe , si dhe per te indentifikuar ndonje zone te re perhapjeje.
• Biopsia: marja e nje mase te vogel nga indi tumoral, per qellime ekzaminimi.).
Diagnoza perfshin dhe percaktimin e stadit ne te cilin ndodhet tumori, stadi 0, stadi 1 dhe 2, stadi 3 dhe 4, apo rekurent.
Trajtimi i kancerit te Laringsit.
Si pjesa me e madhe e masave tumorale, dhe trajtimi i kancerit te laringsit perfshin kirurgjine, radioterapine, kemioterapine apo trajtimet e kombinuara. Vendimi se cila terapi do te ndiqet percaktohet nga stadi i mases tumorale si edhe ku eshte ekzaktesisht eshte e lokalizuar ajo.
Per te pare punimet tona kliko ketu
Per te pare vendndodhjen kliko ketu