Kirurgjia estetike e gjoksit

Ent Clinic - Breast aesthetic surgeon

Kirurgjia estetike e gjoksit është sot procedura më e shpeshte e kryer nga një kirurg estetik. Gjoksi është pjesa më e rëndësishme dhe unike në trupin e një gruaje, duke mbartur në vetvete funksione anatomike, fiziologjike dhe estetike. Një gjoks propocional dhe harmonik është një tipar shume i rëndësishëm femëror, shenjë fertiliteti dhe seksualiteti. Nuk është suprizues fakti që gjoksi luan një rol të rendesishëm në vet-besimin e një gruaje.

Kategoritë e përgjithshme të kirurgjisë estetike të gjoksit, apo të Mamoplastikës jane:

  • Zmadhimi i gjoksit
  • Zvogëlimi i gjoksit
  • Rindërtimi i gjoksit
  • Lifting i gjoksit

Zmadhimi i gjoksit

Zmadhimi i gjoksit kryhet për të rritur pamjen, masën dhe konturet e gjoksit të femrës. Gratë i drejtohen zmadhimit të gjoksit për arsye të ndryshme. Disa ndiejnë që gjoksi i tyre është shumë i vogël, disa deshirojnë këtë ndërhyrje pasi ndiejnë që gjoksi i tyre ka ndryshuar pas shtatëzanisë, të tjera kërkojnë të korrigjojnë asimetrinë në madhësinë mes dy gjinjve.

Zmadhimi i gjoksit kryhet me implante, të cilat vendosen poshtë apo sipër muskulit të kraharorit. Icizioni kryhet në aksile (sqetull), areolë (zona qe rrethon kokën e gjoksit), ose në palosjen e poshtme të gjoksit. Në përgjithësi zmmadhimi i gjoksit është një procedurë minimale invazive. Në rastet kur incizioni kryhet ne sqetull, gjatë procedurës përdorët endoskopi.

Implantet e gjoksit janë të ndërtuar nga nje mbeshtjellë silikoni e mbushur me xhel silikoni ose saline. Zgjedhja bëhet duke kalkuluar dëshirat e pacientes dhe mendimin profesional të kirurgut, megjithatë së fundmi përdorim të gjerë dhe të pakufizuar gjejne implantet të mbushura me saline.

Zmadhimi i gjoksit është një procedurë e njohur tashmë dhe deri diku e parashikueshme, e megjithatë duhen bërë konsulta me mjekun e duhur për tu njohur me komplikacionet apo risqet e mundshme.

Zvogëlimi i gjoksit

Zvogëlimi i gjoksit, kryhet tek ato vajza dhe gra të cilat kanë gjoks të madh apo të rëndë dhe përjetojne diskomforte si dhimbje qafe, shpine dhe lodhje për shkak të peshës se gjoksit të tyre. Gjatë kësaj procedure hiqen lëkurë, dhjam dhe inde të tepërta. Pas kirurgjisë, zvogëlimi i gjoksit mund të shkaktojë ndryshim në ndjeshmërinë e gjoksit apo pamundësi për ushqyerje me gji.

Rindërtimi i gjoksit

Kirurgjia e rindërtimit të gjoksit zakonisht kryhet tek ato gra të cilat i janë nënshtruar mastektomisë si rezultat i trajtimit apo parandalimit të kancerit të gjirit. Gjatë ndërhyrjes rikrijohet gjoksi me pamjen, volumin dhe formën e dëshiruar. Koka e gjoksit dhe areola rikrijohen.Gjatë kësaj ndërhyrje sigurisht humbasin nje pjesë e ndjeshmërisë dhe funksioneve të gjoksit, sepse është nderhyrë në nervat sensorë dhe te gjëndrat e qumështit.

Pamja, forma dhe madhësia e gjoksit mund të rikrijohen me implante apo inde të mara nga vetë trupi i gruas, përgjithësisht përdoren inde të mara nga muri abdominal i poshtëm, opsione të tjera per implante autologe janë muskuj, lekurë apo dhjam i marë nga vithet. Në rast se bëhet rinndërtimi vetëm i një gjoksi, ajo që kërkohet medoemos është simetria me gjoksin tjetër. Rindërtimi i gjoksit mund të kryhet në cdo kohë pas mastektomisë.

Lifting i gjoksit (Mastopexy)

Në disa gra, lëkura nuk është e fortë apo elastike mjaftueshëm për të mbajtur peshën e gjoksit, dhe gjoksi varet.Në këto kondicione ka më shumë lëkurë sesa inde të gjoksit, ndaj del nevoja të hiqet lëkura e tepërt.

Ka disa teknika për këtë lloji ndërhyrjë:

  • Incizioni kryhet në formën e spirancës përreth kraharorit dhe poshtë gjoksit.
  • Incizioni shkon përreth areolës dhe për poshtë.
  • Incizioni kryhet vetëm përreth areolës.

Kjo lloji ndërhyrje mund të lërë shennja në lekurë të cilat janë permanente, por mund të minimizohen me produkte apo teknika dermato- estetike.