Mirësevini në klinikën tonë
Klinika ENT është e vendosur në Tiranë, shumë afër me spitalin QSUT. Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit. Gjithashtu doktorët tanë ofrojnë kushte dhe kujdes plotësues nga fushat e dermatologjisë, të ushqyerit, dietologji, patologjinë e të folurit.
ENT Clinic Albania tashmë është një brand i njohur i kirurgjisë estetike të rimodelimit të hundës me teknikën e mbyllur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Mbi 11.460 ndërhyrje me pacientë të huaj dhe mbi 14.345 ndërhyrje kirurgjikale estetike në total, stafi ynë i përkushtuar mbështetet në baza të forta profesionalizmi dhe serioziteti për t’ju ofruar më të mirën dhe të ndiheni të lumtur në përditshmërinë tuaj.
Një përkujdes i plotë 360 gradë do t’ju shoqërojë përgjatë vizitave paraprake, përgjatë ndërhyrjes dhe gjithashtu mbas operacionit, për një rekuperim sa më të shpejtë.
Eksperienca mbi 20-vjeçare në këtë sektor e Dr. Julian Dervishaj do të bëjë pritshmëritë tuaja realitet, që çdo ndërhyrje të jetë një histori suksesi.
Salla operative është përshtatur për të gjitha ndërhyrjet estetike kirurgjikale që ofrohen në Ent Day Hospital. Niveli i lartë i teknologjisë së përdorur, profesionalizmi dhe eksperienca shumëvjeçare e Dr. Julian Dervishaj bëjnë të mundur ndërhyrje estetike të pagabueshme, për një rezultat final të pëlqyeshëm, mini-invaziv, gjithashtu pa dhimbje, ënjtje apo trauma post-operacioni.
Mirë se vini në Ent Clinic, tek ne pacientët ndihen të bukur jashtë, por më së shumti të lumtur brenda. Ju falënderojmë për besimin tuaj. Ju mirëpresim.
- 72 Muaj Kirurgji
- 3200 Vizita ORL
- 1100 Ndërhyrje ORL
- 7000 Kirurgji rinoplastike
- 3000 Kirurgji aurikularoplastike
- 500 kirurgji të tjera
Vlerat Tona
Duke zgjedhur klinikën tonë, do të gjeni një ekip mjekësh të nivelit të lartë me më shumë se 20 vite eksperiencë, në një strukturë të vetme për një diagnozë të plotë multidisiplinare, të mbështetur nga makineritë dhe teknologjitë më të fundit. Vlerat tona kryesore janë përsosmëria dhe bukuria. Stafi ynë i kualifikuar përdor trajtimet dhe teknologjitë më të fundit për të siguruar cilësinë më të lartë të kujdesit për pacientët e të gjitha moshave. Mjekët dhe bashkëpunëtorët tanë të çertifikuar ju mirëpresin në familjen tonë, në klinikën ENT.
Komunikimi
Zgjedhja për të dëgjuar është thelbi i kujdesit në qendër të pacientit. Nëpërmjet dëgjimit të kujdesshëm të problemit tuaj dhe me ndihmën e të gjitha mjeteve më moderne diagnostike, do të trajtojmë patologjinë tuaj së bashku, duke e zgjidhur atë si një histori suksesi.
Kualitet
Sigurojmë vlerë në çdo ndërveprim. Falë teknologjisë së avancuar të klinikës ENT, dhe mbi 20 vite eksperiencë në këtë sektor, stafi profesional dhe i përkushtuar, do të bëjë të mundur që çdo ndërhyrje të jetë e përsosur, pa dhembje dhe me një rikuperim të shpejtë.
Bashkëveprim
Punojmë së bashku për të siguruar kujdesin e duhur në kohën e duhur në vendin e duhur. Departamenti i Kirurgjisë, duke përfshirë kirurgët dhe personelin mjekësor me përvojë, siguron kujdes intensiv në kohë reale, çdo pacienti, për çdo operacion.
Inovacion
Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë ndihmën më të mirë nëpërmjet metodave të provuara, trajnimit profesional dhe teknologjisë së fundit. Dhomat tona operative janë përshtatur për të gjitha procedurat kozmetike të ofruara në klinikën tonë. Të gjitha ndërhyrjet kryhen me pajisjet dhe teknologjitë më moderne, në një nga kushtet klinike më të mira në Shqipëri.