Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit.
Rinoplastike e Hapur apo e Mbyllur është debati më i shpeshtë midis kirurgëve estetikë. Fatkeqesisht nuk ka një përgjigje absolute për këtë pyetje, por gjithsesi të kuptuarit avantazhet dhe dizavantazhet e secilës teknikë, mund te shërbej si një hap i parë.
Gjatë rinoplastikës hiqet pjesë kockore apo kartilagoje e tepërt e hundës. Në disa raste shtohen grafte kërcore për të forcuar dhe për ti dhënë nje formë të re strukturës së hundës. Pasi janë kryer ndërhyrjet e duhura në strukurat kërcore apo kockore, lëkura e hundës ripozicionohet në projeksionin e ri të hundës per ti dhënë pamjen e re asaji. Ndryshimet mund të jenë të vogla apo drastike, kjo varet nga nevojat e pacientit.
Rhinoplastika e Mbyllur, i referohet teknikës në të cilën të gjitha incizionet kryhen në brendësi të hundës, nuk ka shenja te dukshme. Kirurgu, kryhen një apo më shumë incizione në brendësi të hundës duke bërë shkëputjen e lëkurës nga struktura kockore dhe ajo kërcore.
Avantazhet :
o Kohë operative më e shkurtër
o Më pak enjtje në majën e hundës
o Kohë rikuperimi më e shkurtër
o Nuk ka shenja te dukshme
Rinoplastika e Hapur, i referohet teknikës në të cilën kryhen të njejtat incizione si te ajo e mbyllur, por shtohet nje incizion tjetër në pjesën e kolumnelës, në pjesën e jashtme të hundës.
Avantazhet :
o Fushëpamje më e mirë nga ana e kirurgut
o Ekspozim direkt i strukturës anatomike të hundës
o Ideale për ndërhyrje komplekse dhe të përsëritura
o E duhura nëse do duhen ndërhyrje në majën e hundës.
Si e dalloni atëhere se cila është më e mira për ju? Pavarësisht që ju si pacientë mund te krijoni përshtypjet tuaja, kirurgu do dijë tju orientoje në lidhje me teknikën, pikë së pari duke u nisur nga pritshmëritë dhe synimet tuaja, dhe së dyti duke marë parasysh nësë kemi të bëjmë me një ndërhyrje primare apo të përsëritur. Kirurgët mund të kenë preferencat e tyre, por e mira është ti dinë ti pershtatin të dyja, sipas nevojave të pacientit.
Eja ne kliniken tone per nje vizite nga specialistet Kliko Ketu