Rinoplastika e mbyllur
permbush ndryshimet e deshiruara pa lene shenja incizionesh ne lekure, Me fjale te tjera njihet dhe si rinoplastika endonazale duke qene se nderhyrja behet nga brenda hundes.
Incizionet per rinoplastike te mbyllur
Incizionet ne rinoplastiken e mbyllur behen te gjitha ne brendesi te hundes, ne zona ne te cilat ti japin akses kirurgut per te manovruar me majen apo kurrizin e hundes. Ne foto demostrohen vizualisht ku jane performuar incizionet. Vijezimet me pika blu korespondojne me incizionet nensiperfaqe ne te dyja flegrat e hundes. Ky quhet incision marginal, i cili behet ne forme harku dhe korespondon me kufijte e poshtem laterale te kartilagos.
Incizioni i dyte eshte ai me vijezimet e verdha, i ashtuquajtur incizioni interkartilaginoz i cili kryhet midis kartilagos se poshtme laterale dhe asaj te siperme laterale.
Dhenia e formes se majes se hundes ne rinoplastiken e mbyllur.
Te dhenit forme majes se hundes ka nevoje per te dyja incizionet, marginale dhe ato intekartilaginoze. Koncepti tregohet ne foto, ku kartilagoja laterale e poshtme ( e cila percakton formen e majes se hundes) eshte shenuar me te kuqe. Sic mund ta shikoni incizionet marginale kryhen ne kufirin e poshtem te kartilagos , nderkohe ato interkartilaginoze kryhen permes kufijve te siperme. Kjo pjese e kartilagos lidhet drejtpersedrejti me formen e majes se hundes, prandaj dhe kjo kartilago qepet apo gdhendet per te krijuar formen e kerkuar se majes se hundes.
Rinoplastika endonazale jep rezultate te suksesshme ne majen e hundes.
Rinoplastika e mbyllur ne dhenien e formes te kurrizit te hundes.
Incizionet interkartilaginoze jane incizionet qe te japin akses ne pjesen e mesme dhe te siperme te kurrizit te hundes. Shume paciente jane skeptike se si eshte e mundur qe dhenia e formes se kurrizit te hundes arrihet te behet nga brenda flegrave, pa qene nevoja te behen incizione te jashtme ne lekure.
E verteta eshte se lekura qe vesh kurrizin e hundes terhiqet nga kartilagoja dhe kocka me nje instrument kirurgjikal te quajtur elevator. Elevatori shkon ne brendesi te hundes, nepermjet incizionit interkartilaginoz. Kjo lejon nje ndarje precize te lekures apo indeve te buta nga struktura skeletale e hundes. Sapo procesi i dhenies se formes perfundon retraktori vendos lekuren ne pozicionin e meparshem.
Shpesh rinoplastika synon te reduktoje lartesine e kurrizit te hundes duke bere thyerje te kujdesshme te kockes se hundes , pra osteotomi.
Rinoplastika endonazale jep me pak enjtje se rinoplastika e hapur, dhe ka proces sherimi me te shpejte.
Rinoplastika e Perseritur
Rinoplastika, kirurgjia per te permiresuar pamjen apo anen funksionale te hundes, futet nder nderhyrjet teknikisht te veshtira.
Ka paciente qe mbeten te pakenaqur me rezultatin dhe do donin ta korrigjonin, por kjo do te donte nje nderhyrje te dyte apo edhe me shume. Duke qene se rinoplastika eshte procedure jo e thjeshte, dhe nese kryhet nga kirurge pa experience dhe jo te talentuar, ne fund te nderhyrjes mund te kete probleme estetike apo edhe ne frymemarje.
Rinoplastika e perseritur duhet te zgjidh problemet e mbetura apo krijuara nga nderhyrja e pare, dhe do te jete specifike sipas rastit dhe pacientit. Nderhyrjet e kryera me pare e komplikojne punen, kjo eshte arsyeja pse rinoplastikat e perseritura kane me shume veshtiresi dhe kerkojne kirurge qe posedojne aftesi dhe njohuri te teknikave te fundit, pune artistike, eksperience dhe dhunti per ta trajtuar cdo rast ne menyre te vecante dhe specifike.
Raste te thjeshta te nderhyrjeve te perseritura , do te heqin inde apo kartilago te teperta te mbetura nga nderhyrja paraprake. Ka raste , ne te cilat kerkohet te drejtohet hunda, apo ne raste me te komplikuara kerkohet rindertim i plote i saji.
Ne rastet kur pacientit i eshte hequr material me shume sesa duhet , eshte shkaktuar deformim i rende i hundes duke rrezikuar integritetin strukturor te saji. Keto jane dhe rastet me te veshtira per tu riparuar. Ne situate te tilla kerkohen grafte kartilagoje apo kocke, te mare nga zonat e veshit apo brinjeve. Pacientet ne te cilet do te implementohen grafte u duhet nje kohe me e gjate sherimi pas nderhyrjeve dhe jane me te prirur per efekte anesore. Rinoplastikat e perseritura mund te kene dhe rezultate te limituara te varura nga rinoplastikat e meparshme.
Per nje konsulte te specializuar kontaktoni:
+355 68 53 33 666
Ne ndodhemi ne Tirane kliko ketu per te pare vendndodhjen
Të gjitha komentet
Nice Info!