Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit.
Otoplastika me sutura te Absorbueshme apo Permanente?
Debati ne kirurgjine estetike te veshit mbi suturat, nese duhet te jene permanente apo te absorbueshme vazhdon te jete aktual.
E verteta eshte se kerci i veshit ka “memorje”, qe do te thote se nese gjate nderhyrjes estetike tentohet t’i jepet forme kercit me sutura te absorbueshme, gjasat qe veshi te tentoje te shkoje ne formen e vet te meparshme gjate procesit te sherimit jane te medha. Madje edhe ne raste kur perdoren sutura permanente , dhenia e formes se kercit te veshit duhet te jete deri ne nivelin qe te pakten te superoje tendencat e forcave te brendshme te kercit per tu rikthyer ne formen e vet origjinale, pra me fjale te tjera per superuar te ashtuquajturen “ memorje” te kercit.
Suturat Permanente do te jepnin nje alternative me te sigurte ne pasjen e nje rezultati te sukseshem estetik qe zgjat ne kohe. Pra veshi do ta kishte me te veshtire per tu rikthyer ne formen e vet te meparshme pas otoplastikes se kryer me sutura permanente. Por ne te njejten kohe, komplikacionet qe vijne nga perdorimi i suturave permanente ne krahasim me ato te absorbueshme jane me te medha. Keto komplikacione ndodhin kryesisht ne periudhe te afert pas operiacionit, por nuk perjashtohen rastet qe ndodhin dhe pas disa viteve pas otoplastikes. Me raste te rralla suturat permanente infektohen, duke dhene skuqje, inflamacion apo formacione purulente ne zone. Ne momente te tilla eshte e pamundur te erradikohet infeksioni nese nuk hiqet sutura e infektuar. Sutura e infektuar hiqet me anestezi lokale, pacienti ndiqet me antibiotik, dhe cdo gje shkon mire.
Suturat e absorbueshme, nuk kane risk per tu infektuar, por kane force me te vogel terheqese, ndaj risku qe veshi mund te shkoje ne pozicionin e meparshem eshte me i madh.
Ne praktiken e perditshme ne kliniken tone i perdorim te dyja suturat, permanente dhe ato te absorbueshme. Ne rastet kur gjykohet qe kerci i veshit nuk ka tendence te shtuar per tu rikthyer ne origjinalitetin e tij, perdorim sutura te absorbueshme, te cilat zgjasin rreth 6 muaji.