A ndryshon hunda juaj me kalimin e viteve ?!
Nje rinoplastike e suksesshme kerkon te kuptosh drejt reagimin e struktures kockore apo indeve te buta ndaj kesaj nderhyrje. Por per te qene e plote kjo, fillimisht duhet te jete e plote njohja me ndryshimet qe kjo strukture peson me kalimin e viteve.
Cikli i jetes se hundes suaji.
Hunda e fillon jeten e vet si nje shtojce amorfe e shkurter, me pak karakteristika te dallueshme. Ajo e ruan formen e saj ‘ femijnore” deri ne pubertet , periudhe ne te cilen fillon ndryshimi dramatik i skeletit nazal. Rreth moshes 16- vjecare, hunda arrin formen perfundimtare (unike) me perfundimin e rritjes se struktures kockore.
Gjithsesi forma perfundimtare nazale e nje adulti akoma nuk eshte vendosur.Edhe pse struktura kockore nuk do te rritet me pas adoleshences, ka shume faktore mjedisore apo individuale te cilet do te ndikojne ne formen e hundes, duke dhene ndryshime delikate apo edhe dramatike te kontureve perfundimtare te hundes.Me fjale te tjera, hunda juaj do te “ plaket “ si cdo gje tjeter, disa hunda plaken me pak e disa me shume.
Rendesia e kartilagos nazale
Ndryshimet me tipike te hundes me moshen jane te lidhura me zgjatjen , renien, ngushtime anesore apo trashje te lekures. Kontrolle te herepashershme te hundes do te mund te percaktojne shpeshtesine e ketyre ndryshimeve te lidhura me moshen. Grada dhe shpejtesia e ketyre ndryshimeve varet nga faktore te brendshem dhe te jashtem .Me se shumti faktoret e brendshem lidhen me forcen dhe rigiditetin e struktures kartilaginoze.
Ata te cilet kane lindur me nje strukture te forte kartilaginoze te hundes, jane me pak te riskuar te preken nga ndryshimet e lidhura me moshen ne krahasim me ata te cilet kane lindur me nje strukture te brishte e te dobet
Por pamvaresisht nga struktura e forte kartilaginoze nazale, deformime te kontureve te hundes mund te shkaktohen dhe nga alergjite nazale, diabeti, trauma nazale, demtim i akumuluar i diellit, perdorim i nikotines .
Hunda ben thirrje…!!!
Fatkeqesisht plakja e hundes, ndikon jo vetem ne nje pamje me pak terheqese te saji por edhe me probleme me frymemarjen. Ndaj ndjeshmeria e hundes ndaj plakjes ,nenvizon rendesine e ruajtjes se struktures kartilaginoze. Thirrje kjo qe me se shumti u drejtohet kirurgeve, te jene sa me shume konservativ dhe mbrojtes ndaj strukturave kockore dhe kercore te hundes gjate rinoplastikave. Teknika te rinoplastikes qe per nje efekt estetik te kenaqshem te momentit, sakrifikojne mase kercore dhe kockore nazale me shume sesa duhet, cojne ne plakje me te hershme te hundes.
Shikoni punimet tona duke klikuar ketu
Per nje vizite ne klinike kliko ketu