Operacioni i hundes- Nose Job
Operacioni i hundes- Nose Job, i cili quhet ndryshe Rinoplastikë, është një ndër operacionet më të kërkuara në ditët e sotme.
Ky rimodelim apo ristrukturim i hundës realizohet për arsye mjekësore, për arsye estetike ose për të dyja së bashku.
Arsyet pse kërkojmë një Nose Job?
-Ndryshimi i përmasave të vrimave të hundës.
-Modifikimi i hundës pas një dëmtimi fizik.
-Hapja e rrugëve të frymëmarrjes.
-Heqja e gungës ose rimodelimi i majës së hundës.
-Drejtimi i urës.
Shumë njerëz kërkojnë operacion hunde për të përmirësuar funksionin e saj, ndërsa shumë të tjerë për t’u dukur estetikisht bukur gjë që sjell dhe rritje të vetëvlerësimit. Nuk rekomandohet që adoleshentët të bëjnë ndërhyrje në hundë pasi hunda është në zhvillim (ndryshim) deri në moshën 16-17 vjeçare.
Duhet theksuar që nuk ekziston një hundë perfekte, por një rimodelim i hundës i cili mund të sjellë ndryshim të dukshëm në pamjen tuaj. Ju mund të mendoni një formë hunde ideale, por gjithmonë duhet konsultuar me kirurgun tuaj nëse pritjet tuaja janë vërtetë realiste, gjithashtu kirurgu do vlerësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe do diskutojë me ju rreziqet, udhëzimet si dhe kohën e rikuperimit pas operacionit. Konsultimi me kirurgun kryhet gjithashtu dhe për realizimin e një plani të personalizuar posaçërisht për ju. Kirurgët plastikë kombinojnë shkencën dhe artin e rimodelimit të hundës për ti dhënë pacientëve rezultate efektive dhe të qëndrueshme.
Rreziqet e Nose Job
Çdo lloj operacioni ka rreziqe. Këto përfshijnë gjakderdhje, infeksion dhe reaksion alergjik ndaj anestezisë.
Pas operacionit Nose Job
Shumica e pacientëve në dy javët e para kanë enjtje. Rezultatet mos i kërkoni që në ditët e para sepse ndërhyrja kërkon kohën e saj të rikuperimit. Pas 3 javësh ju do jeni në gjendje ti riktheheni rutinës suaj të përditshme duke marrë parasysh dhe udhëzimet e kirurgut tuaj.
Doktori më i mirë i hundës.
Nëse jeni duke kërkuar për një metodë efektive për të ndryshuar madhësinë dhe formën e hundës suaj si dhe për të përmirësuar pamjen tuaj, nose job është një procedurë që rekomandohet t’a merrni në konsideratë. Në momentin që vendosni për të kryer këtë ndërhyrje duhet të zgjidhni doktorin specialist i cili ju ofron siguri dhe besim në realizimin e kësaj proçedure. Doktor Julian Dervishaj pranë ENT CLINIC me mbi 20 vite eksperiencë dhe rezultate të shkëlqyera në profesion është doktori më i mirë që mund të zgjidhni.
Vendndodhja kliko ketu
Per informacione te ngjashme Kliko ketu