Cfare ndodh pas Otoplastikes ?
FASHAT / SUTURAT – Rreth kokes vendoset fashe qe ne dhomen operative, ka raste qe mund te vendoset dhe dren kirurgjikal poshte lekures, te dyja hiqen nje dite pas nderhyrjes.Fasha rreth kokes zevendesohet me nje rrip elastik i cili do te mbahet gjate gjithe kohes per 6 ditet ne vazhdim, per te mbrojtur veshin nga ndonje gjakderdhje e mundshme. Rripi elastik ne javen e dyte, trete dhe te katert mbahet vetem naten. Suturat jane te fshehura mbrapa veshit dhe hiqen pas dy javeve. Suturat e absorbueshme mund te lihen per tu vete-absorbuar.
AKTIVITETI PAS NDERHYRJES – Me qellim qe indet te sherohen plotesisht, kerkohet qe aktivitetet e forta fizike te eliminohen per dy jave. Pas dy javesh mund te rifilloni vrapin, bicikleten, aerobine por jo ngritjen e peshave deri ne fund te javes se trete. Ne shtrat nuk eshte e nevojshme te qendroni qofte edhe nje dite. Sapo fashat zevendesohen me rripin elastik, mund te beni dush, por me kusht ta vendosni rripin direkt pas dushit.
ENJTJA – Enjtja e veshit eshte e moderuar, por kalon per afersisht 10 dite.
MAVIJOSJE – Mavijosjet jane normale. Ka raste qe mund te zbresin pak deri ne qafe. Per 7 dite pjesa me e madhe e mavijosjeve zhduken.
GJAKDERDHJE – Gjakderdhje te vogla apo derdhje te lengjeve te indeve ne mase te limituar perreth suturave mund te ndodhin dhe te zgjasin deri ne disa dite pas nderhyrjes. Nese gjakderdhja eshte e vazhdueshme dhe masive atehere duhet raportuar te kirurgu.
DHEMBJE / DISKOMFORT – Pjesa me e madhe e pacienteve perjetojne pak dhimbje pas nderhyrjes. e cila administrohet lehte me analgjezik.
RENDESE – Mund ti ndieni veshet e renduar deri ne disa jave pas nderhyrjes. Kjo eshte e lidhur me enjtjen apo me ndryshimet qe po ndodhin ne vesh gjate procesit te sherimit.
Cfare ndodh pas Otoplastikes ?
Kliko ketu per te pare vendndodhjen e klinikes sone
Kliko ketu per te pare specialistet e klinikes sone