Hunda Perfekte tek femrat
Sipas studimeve te fundit kendi ideal nozolabial per hunden e grave eshte 106 grade, pasi ai rrit feminilitetin.
Te pasurit hunden pak me maje e ben pamjen e gruas me feminile. Hundet qe shohin poshte, shpesh duken te gjata dhe burrerore, ndaj dhe nje kend me i gjere se 90 grade eshte kusht per te rritur feminilitetin. Kendi ideal nazolabial per nje grua te bardhe eshte 106 grade.
Ky zbulim do tu vije ne ndihme kirurgeve estetik . Studimi ku mori per baze gra dhe vajza te bardha te moshes 18 – 25 vjec, rikonfirmoi dhe njehere qe kendi nazolabial qe duhet ta kete nje grua eshte midis 104 dhe 108 grade, por optimali eshte 106. Ndersa per burra eshte 90 grade.
Teorikisht, Rhinoplastika eshte menduar dhe praktikuar per te zgjatur gjate gjithe jetes. Por gjithsesi faktore te tjere hyjne ne loje.
Se pari duhet te kuptojme qe sakrifikimi i integritetit kercor dhe kockor ne nje nderhyrje te hundes, per efekt estetik, ka ndryshuar me kalimin e viteve. Kirurget sot, jane me konservativ dhe mbrojtes ndaj strukturave te hundes se sa ishin 15 – 20 vite me pare, te cilet per nje efekt estetik te kenaqshem te momentit, sakrifikonin mase kercore dhe kockore nazale me shume sesa duhet, kjo ben qe me kalimin e viteve hunda te humbase pamjen qe e kishte fituar si rezultat i nderhyrjes.
Se dyti, hunda eshte nje strukture dinamike dhe me kalimin e viteve ndryshon. Rreth moshes 16- vjecare perfundon rritja e struktures kockore.
Gjithsesi forma perfundimtare nazale e nje adulti akoma nuk eshte vendosur.Edhe pse struktura kockore nuk do te rritet me pas adoleshences, ka shume faktore mjedisore apo individuale te cilet do te ndikojne ne formen e hundes, duke dhene ndryshime delikate apo edhe dramatike te kontureve perfundimtare te hundes. Me fjale te tjera, hunda juaj do te “ plaket “ si cdo gje tjeter, disa hunda plaken me pak e disa me shume. Ndaj kirurgu plastik duhet ta kete parasysh kete fakt, e te jete konservativ ne ruajtjen e integritetit strukturor te hundes gjate nderhyrjes, ne menyre qe te minimozohen sa me shume ndryshimet me moshen.
Kliko ketu per vendodhjen e klinikes sone
Kliko ketu per blogje te ngjashme